Troket 2025! Viti i Ri pritet me spektakël fishekzjarrësh në çdo qytet në vendin tonë. Kjo natë magjike, në kryeqytet kulmoi me fishekzjarrët shumëngjyrësh që ndezën qiellin ndërsa një pjesë e qytetarëve lanë shtëpitë dhe u drejtuan në Sheshin “Skënderbej” për ta parë më nga afër ‘koncertin e ngjyrave’.