Mes borës dhe të ftohtit banorët e Korçës kanë festuar Ditën e Veres. Pavarësisht se 28 shkurti shënon zyrtarisht fundin e stinës së dimrit dhe kjo ditë ka simbolikat e saj në Korçë dimri është i gjatë e megjithatë kjo nuk i pengon banorët që të festojnë sicc e kërkon tradita, duke ndezur zjarre e festuar ndërsa në shtëpitë e korçare nuk mungojnë gatimet e shijshme të amvisave. Ndër gatimet tradicionale të ditës së verës është kulaçi por edhe embëlsirat.