Teksa po afron sezoni i ri i mbjelljes së qepës fermerët e Maliqit kanë ende sasi të konsiderueshme të pashitur. Në disa nga fshatrat e bashkisë me profil bujqësor një pjesë e prodhimit pasi është kalbur gjendet në kanale e lumenj ndërsa pjesa tjetër gjendet në magazina e parcela. Fermerët tregojnë se edhe pse prodhimi ishte i mbarë çmimi i shitjes për qepën ka qenë i ulët e po ashtu edhe kërkesa nga tregtarët. Në fshatrat Leminot dhe Çaushli vetëm pak fermerë arritën të shesin prodhimin e qepës ndërsa të tjerët