Top Channel/ Fermerët në protestë: Çmimet e inputeve u rritën, por çmimet e shitjes së mishit jo
21/02/2022 18:00

Fermerët e Përmetit dhe Këlcyrës kanë protestuar sot për atë që e quajtën krizën më serioze të viteve të fundit brenda sektorit. Ata folën për rritjen me 30% të çmimit të inputeve bujqësore që prej vitit të kaluar dhe për 2-3 fishimin e këtyre çmimeve përgjatë 5-vjeçarit të fundit. Kjo rritje, sipas fermerëve, nuk është reflektuar në çmimet e mishit dhe të qumështit. Fermerët janë mbështetur në këtë protestë edhe nga Shoqata e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Prodhuesve. Ata paralajmëruan protesta të pandërprera së bashku nëse nuk do të rishikohen kriteret e mbështetjes me subvencione. Sipas tyre, rritja e dyshemesë, si për sipërfaqen e kultivuar, ashtu edhe për numrin e krerëve, do të s’kualifikonte rreth 60-70% të aplikantëve. Gjithashtu, blegtorët kërkojnë që skema të përfshijë edhe subvencionimin për qumështin me 10 lekë për litër. Qarku i Gjirokastrës është qarku kryesor blegtoral në vend me rreth 400 mijë krerë të imëta, 20 mijë gjedhë dhe mbi 21 mijë koshere bletësh. Gjirokastra gjithashtu ka rreth 700 ha të mbjellë me vreshta dhe 2000 ha të kultivuar me frutikulturë dhe ullinj.

Top Channel/ Qeveria, 114 projekte deri më 2030, miratohen 7.38 miliardë euro investime
23/03 23:01
Top News – ‘Roli i Parlamentit është zero’. Berisha sërish me tone të ashpra para Kryeministrisë
23/03 22:00
Top Channel/ Moti i keq godet luginën e Vjosës, preket sektori i bujqësisë, dëmtohen…
23/03 21:15
Top News- Breshëri zbardh luginën e Vjosës, stuhia e madhe shkakton dëme në bujqësi
23/03 20:20
Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha mbledh foltoren: Nuk marrim pushtetin me dhunë…
23/03 19:52
Top Channel/ Çmimi i naftës, hyn në fuqi bordi për të vendosur “tavan” për karburantet
23/03 19:48
Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha: Ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore
23/03 19:31
Top Channel/ Kryedemokrati në foltore: Fati i Shqipërisë është në duart tuaja, kjo rrugë nuk…
23/03 19:30
Top Channel/ Berisha para Kryeministrisë: Për ne rruga e vetme është të jemi të vendosur
23/03 19:30
Top Channel/ Berisha para Kryeministrisë: Revolta dhe protestat janë rruga e vetme për të…
23/03 19:29
Top Channel/ Foltorja e të hënës, qytetarët: Kam frik të flas kundër Ramës se mund të më…
23/03 18:51
Top Channel/ Foltorja e të hënës, qytetarët: Kjo qeveri ka dështuar me të…
23/03 18:51
Top Channel/ Foltorja e të hënës, deputeti i PD-së: Ne nuk kemi luksin, por ti japim…
23/03 18:47
Top News – Krimi me tre viktima në Podujevë. Ndërron jetë edhe autorja e vrasjes së dyfishtë
23/03 16:16
Top News – Hetimet në dosjen e Ballukut. GJKKO autorizon SPAK për të zbërthyer telefonat
23/03 15:25
Top Channel/ Ish-gjyqtarët kërkojnë rikthim, shkarkimet e Vettingut vihen në dyshim
23/03 15:16
Top Channel/ 15 arrestime për molotovët, Avokati i Popullit: Mungesë protokollesh për gazin
23/03 15:15
Top Channel/ Rejsi Farma nën hetim për abuzim, faturime të dyfishta në Berat e spitale të tjera
23/03 15:11
Top News – ‘Përligjen të gjitha mjetet’. Berisha i përgjigjet Ambasadës Gjermane: Jemi paqësorë!
23/03 14:48
Top News – Çmimi ‘fluturoi’ brenda pak ditëve. Dyshimet për abuzim në tregun e plehërave kimikë
23/03 14:39
DIGITALB DIGITALB