Top Channel/ Fermerët në jug të Francës protestojnë për aksesin ndaj ujit për vaditje
21/02/2023 22:38

Rreth njëmijë fermerë në jugperëndim të Francës marshuan sot para zyrave të autoriteteve në Mont-de-Marsan për të drejtën e tyre të ujit të vaditjes dhe ndërtimit të depozitave të ujit. Fermerët me traktorë dhe pankarta në duar, hodhën mbeturina bujqësore në zyrat shtetërore të menaxhimit bujqësor Mes një thatësire të pazakontë dimërore ata kërcënohen nga autoritetet me reduktime prej "20 deri në 30 përqind" të kapaciteve prodhuese. Christian Fourcade, sekretar i shoqatës bujqësore tha se nuk e kuptonte si mund të mbeteshin pa ujë rajonet bujqësore. "2022 ka qenë një vit i çuditshëm për shumë rajone bujqësore që nuk kishin parë ndonjëherë të mbeteshin pa ujë”, tha përfaqësuesi fermer. “Sot përfaqësuesit qeveritarë thonë se duhet të heqin ujin e bujqësisë për të gjetur ujë rubineti, dhe e gjithë kjo vjen sepse nuk na kanë lejuar të ndërtojmë depozita uji siç i kërkuam”. Jean- Luc Capes, kreu i shoqatës bujqësore të Landes shtonte për rrjetin AFP: "Nuk ka probleme për ujin në këtë territor. Ne kërkojmë vetëm ujë që mund të përdoret, që të rrjedhë në vaditëse”. “Ajo që ne kërkojmë është vetëm 6% e ujit të një viti normal, me reshje normale”. "Ata na propozojmë të reduktojmë prodhimin me 20-30% të volumit, që do të ishte katastrofike për bujqësinë në lidhje me kultivimin e tokës”. “Çfarëdo që të jetë prodhimi, perime, drithëra apo blegtori, këtu luhet me mbijetesën e këtij territori”, shtoi Jean-Luc. “Nëse nuk kemi vaditje këtu në Landes, asgjë nuk do të rritet, asgjë nuk do të prodhohet”. Pamjet: AFP

Top News- Putini i tmerruar pas vrasjes së Khameneit: Moska bllokon rrjetet sociale
17/03 23:00
Top News- “Jam gjallë”, Netanyahu hedh poshtë sërish aludimet se e kanë vrarë
17/03 22:30
Top News- Greqia i thotë ‘JO’ Trumpit/ Mitsotakis: Nuk marrim pjesë në operacione ushtarake
17/03 22:27
Top News- Gati sulmi tokësor i SHBA kundër Iranit, anija luftarake e marinës në Lindjen e Mesme
17/03 22:06
Top News- Arabia Saudite kishte parashikuar luftën, tubacion për naftën që para 45 viteve
17/03 22:05
Top Channel/ Vendet e BE kundër Trump, presidenti sulmon NATO-n: Ne ju mbrojmë ata
17/03 21:38
Top Channel/ “Të godasim udhëheqjen”, Netanyahu për Iranin: Po u japim mundësi të rrëzojnë regjimin
17/03 21:37
Top News-Trumpi i ikën drejtori i antiterrorit. ‘Lufta në Iran, e pajustifikueshme! S’kishte rrezik’
17/03 19:03
Top Channel/ I njohur për shtypjen e protestave, Ali Larijani, numri 2 i Iranit që u vra nga Izraeli
17/03 19:01
Top News- SHBA mendon largimin nga NATO/ Trump i pakënaqur me aleatët: Po bëjnë gabim
17/03 18:26
Top News – NATO shpërfill Trumpin / Nuk hyjmë në luftë me Iranin, kemi Rusinë…
17/03 15:55
Top Channel/ Nafta me “racion”, nis kriza? Masa nga Britania e Madhe në Sri Lanka e Mianmar!
17/03 15:12
Top Channel/ Irani kërcënon SHBA-ne: “ Për ju, Vietnam tjetër nëse dërgoni trupa në terren”!
17/03 15:09
Top News – Ekuadori bombardon Kolumbinë / Lëshohet alarmi: Sulm nga ajri në kufi
17/03 14:49
Top News – Izraeli: Ali Larijani në flakët e ferrit / Vritet shefi i sigurisë së Iranit, sulm ajror
17/03 11:58
Top Channel/ Hormuzi, BE “refuzon” Trumpin-Merz: Kjo luftë, s`është punë e NATO-s!
17/03 11:52
Top News – Trump lihet vetëm në luftën e Iranit / Ende asnjë koalicion për hapjen e Hormuzit
17/03 11:48
Top News – Flakë dhe tërbim mbi vendet e Gjirit / Irani sulmon egërsisht, Trump: Kjo nuk pritej
17/03 11:48
Top News – “Do bëj çfarë të dua me Kubën!” / Trump përshkallëzon retorikën: Kam nderin ta pushtoj
17/03 11:41
Top News – ‘Ishte si fundi i botës…’ / Luftë ngado, Pakistani sulmon Afganistanin, 400 viktima
17/03 11:41
DIGITALB DIGITALB