Qindra fermerë janë grumbulluar edhe këtë të hënë pranë pikave të aplikimit për skemat subvencionale në Lushnjë dhe Fier. Numri i lartë i të interesuarve ka sjellë qëndrimin në radhe për orë të tëra. Shumë prej aplikantëve pohojnë se u është shtuar kostoja e rrugës nga fshatrat e largët, duke ardhur disa herë pranë këtyre zyrave dhe përsëri nuk kanë mbaruar punë.