“Bujqësia ka qenë, është, dhe do të jetë çështje e të gjithëve”- thotë fermeri Ahmet Sulejmani. ‘Sepse bujqësia është ekonoma’, kështu përfundon mendimi i bujkut nga Dodaj i Shkodrës. Ahmet Sulejmani, kultivon të gjitha perimet dhe frutat që toka rrit, me qëllimin e vetëm që në çdo sezon ai të kishte se çfarë të shiste. Por shegët, idet dhe fiqtë e tharë në pemë tregojnë që bujku punon shumë dhe shet pak.