Shqiptarët tryezën nuk e shtrojnë me produktet e vendit, por me ato të importit. Domatet e Vladimit Çelës nga Karbunara e Lushnjës, si treg të tyre kanë raftet e markteve jashtë territorit të Shqipërisë, ndërkohe që europianet ushqehen me prodhimet bujqësore made in Albania, shqiptarët blejne domaten e fermerit turk dhe atij grek, dhe kjo zgjedhje nuk bëhet për shkak të cilësisë por çmimit.