Pak vite më parë rritja e kërmijve u reklamua si shumë fitimprurëse por me dhjetëra ferma që u hapën falimentuan shpejt dhe vetëm dy kanë mbijetuar. Rreth viteve 2010 dhjetëra fermerë investuan në ngritjen e një ferme kërmilli. Mungesa e tregut bëri që numri i fermave të kërmillit të shkoj në dy. Eksperti bujqësisë thotë se mungesa e subvencionave nga Ministria e Bujqësisë zhduku këtë sektor të bujqësisë.