Më shumë se një javë pas helmimit me salmonelë të 17 fëmijëve në kopshtin shtetëror të Gramshit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit reagon zyrtarisht për ngjarjen e rëndë. AKU pranon kontaminimin e produktit vezë me salmonelë, por thekson se kjo ka ndodhur në ambientet e kopshtit nga faktorë të tjerë, jo të ushqimit, pra produktit vezë.