Skënder Krasniqi, i akuzuar për vrasjen e shtetasit Novruz Likometaj është paraqitur sërish në Gjykatën e Fierit. Nëna e tij, bashkëshortja dhe dy fëmijët e kanë pritur në dyert e gjykatës me shpresën për ta takuar, por nuk janë lejuar nga uniformat blu.