“Udhëtim të mbarë ëngjëll i vogël, ruaje nënën tënde nga atje lart”; komuniteti i Viterbos në Itali është solidarizuar me familjen e 10 vjecar Matias, i cili u vra mizorisht nga babai i tij polak, Mirko Tonkov. Banorët e zonës ku vogëlushi jetonte me të ëmën e tij shqiptare, janë thellësisht të shokuar nga humbja e tij.