“Njerëzit e shkretë në Theth, i rrejtën, i blenë, i shfrytëzuan, i vjelën për nga ana monetare dhe sot po i djegin, i shkatërrojnë dhe i burgosin.” Me këtë reagim të ashpër për situatën në Theth e ka hapur meshën e së dielës, famullitari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj. Ai thotë se qeveria duhet të ulet e të bisedojë me malësorët për zgjidhjen dhe, nëse ata nuk pranojnë, 1 herë, 2 herë, atëherë, ashtu siç thotë edhe Krishti, leçite e veçoje.