Familjarët e personave që ndodhen nën rrënoja presin me padurim nga ekipi i kërkim-shpëtimit që të nxjerrin të afërmit e tyre nga aty, raporton ekipi i Top Channel. Gazetari Artur Bibe së bashku me operatorët ndodhet në Inskenderun të Turqisë, në një nga zonat eprekura të tërmetit, ku raportojnë pamje të familjarëve të mbledhur së bashku, ku të shqetësuar presin lajme të mira për të dashurit e tyre që ndodhen nën rrënoja.