Top Channel/ “Falimenton” nga gjyqet, i dëshpëruar Rudy Giuliani i kërkon para Trumpit!
17/08/2023 11:30

Rudy Giuliani ka udhëtuar disa herë këto muajt e fundit drejt rezidencës së Donald Trumpit në Mar-a-Lago me një apel të dëshpëruar për ish presidentin amerikan që t`i paguajë faturat e proceseve gjyqësore. Duke e takuar personalisht, tha një burim për CNN, Giuliani dhe avokati i tij Robert Costello kishin bindjen se kështu mund t`ia shpjegonin më mirë përse ka kaq shumë nevojë për ndihmë në këto momente ish avokati dhe aleati i hershëm i tij. I përfshirë në disa cështje gjyqësore të Trumpit, Giuliani duket nuk ka para për të mbuluar kostot ligjore shtesë ligjore që ka sjellë padia për shpifje e ngritur nga kompania e teknologjisë së votimit Smartmatic. Avokati i tij foli për vështirësi të theksuara financiare në gjyqin që u zhvillua të mërkurën në Nju Jorku. Por vetë Trumpi ndërkohë, ka telashe të tjera. Prokurorja e Xhorxhias, Fani Willis, bëri thirrje që procesi gjyqësor kundër tij dhe 18 të akuzuarve të tjerë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 të nisë më 4 mars, cka do ta ngarkonte më tej kalendarin e Trumpit për vitin 2024, ndërsa ai kërkon emërimin e republikanëve për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë. Data e gjykimit kundër republikanit do të caktohet nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Qarkut Fulton, Scott McAfee, i cili do të dëgjojë çështjen në Atlanta, kryeqytetin e shtetit jugor të Xhorxhias. Avokatët e Trump me siguri do të kërkojnë një datë shumë më të vonë, ndoshta pas zgjedhjeve presidenciale të muajit nëntor. Por nëse McAfee pranon kërkesën e prokurores, gjyqi do të fillojë një ditë përpara asaj që në botën politike të Shteteve të Bashkuara njihet si “super e marta”, kur 14 shtete mbajnë zgjedhjet për emërimin e kandidatëve presidencial.

Top News – Kina mbush BE me kartmonedha false. Europol sekuestron mbi 1.2 mld euro
20/02 12:54
Top Channel/ Sulmi ndaj Iranit, Britania refuzon t`i hapë bazat e saj ushtarake SHBA-së!
20/02 12:28
Top News – Macron përplaset me Melonin: ‘Mbaj vendin tënd, mos ndërhy në punët e Francës’
20/02 12:22
Top Channel/ Trump urdhëron hapjen e dosjeve për UFO-t: Obama nxorri të dhëna konfidenciale!
20/02 12:15
Top News – Britania nuk i jep SHBA-së bazat ajrore / Tërbohet Trump, i duhen për të goditur Iranin
20/02 12:03
Top News – Majmuni i braktisur që u bë viral / Luante me lodrën prej pelushi, gjen familje të re
20/02 12:03
Top News -‘Erë lufte’ mes Kinës dhe Japonisë / Kryeministrja: Do të ndryshojë Status Quo-në me forcë
20/02 11:58
Top News – Sulmon Iranin brenda orësh…Trump në takim urgjent krize, gati për luftë
20/02 11:55
Top News – Kim Jong un hap kongresin e rrallë / Zotohet të rrisë standartet e jetesës dhe ekonominë
20/02 11:54
Top Channel/ SHBA e “nxorri” nga bisedimet, Europa forcon diplomacinë e saj me Rusinë?!
20/02 11:50
Top News – Bota ka 10 ditë kohë…! Trump: Do të shihni çfarë do t’i ndodhë Iranit
20/02 11:46
Top News – ‘Erdogan, i sofistikuar dhe i rrezikshëm’. Bennet: Turqia është Irani i ri për ne
20/02 11:40
Top News – Trump do publikojë dosjet sekrete të UFO-ve/Presidenti udhëzon agjencitë që të bëhen gati
20/02 11:15
Top Channel/ Bordi i Paqes, Trump: U premtuan 7 mld USD; Shqipëria nis trupa!
20/02 11:14
Top Channel/ Lirohet vëllai i Mbretit, u mor 12 orë në pyetje për lidhjet me Epstein
19/02 23:05
Top News- Si u mashtruan amerikanët nga karteli meksikan, u joshën me luks, por u shkatërruan
19/02 23:00
Top News- Lufta e madhe po afron, Irani e SHBA drejt konfliktit të gjerë për materialin bërthamor
19/02 22:15
Top News- Irani përgatit ushtrinë, Trump afron aeroplanmbajtëset me bomba…gati urdhri
19/02 21:40
Top News- Trump zbulon shifrën marramendëse të SHBA për rindërtimin e Gazës, prezanton dhe planin
19/02 21:19
Top News-Luftanijet e F35-at gati për të goditur Iranin, Zyrtarët e sigurisë: Sulmi brenda fundjavës
19/02 21:09
DIGITALB DIGITALB