Kompania Meta po mendon që të ofrojë një paketë të re abonimesh për të gjithë përdoruesit europian të aplikacioneve Facebook dhe Instagram që nuk duan që në profilet e tyre t’u shfaqen reklama. Risia mund të vijë qysh në javët e ardhshme, duke përmbushur kështu dhe një nga rregullat e caktuara nga Bashkimi Europian për çështjen e privatësisë.