Një mesazh i fortë dhe i qartë i vjen kryeministrit Kurti nga Berlini, Parisi dhe Roma. Në një përgjigje ndaj letrës së dërguar më herët prej tij, presidenti francez, kancelari gjerman dhe kryeministrja italiane i shkruajnë Kurtit se propozimi i tij nuk përmbush nevojat urgjente për hapa vendimtarë për themelimin e asociacionit dhe rrezikojnë të ardhmen e dialogut me ndërmjetësimin e BE.