Kryetarja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen e paralajmëroi në fund të shkurtit e tani, duket po bëhet realitet: asetet e ngrira ruse do të përdoren për të financuar blerjen e armatimeve për Kievin. Pohimin e bëri kancelari gjerman Olaf Scholz pas një takimi në Berlin me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministrin polak, Donald Tusk.