Top Channel/ “Europa ka nevojë për ribashkim”, Rama: 30 vite më parë, Shqipëria ishte një papafingo
16/09/2025 22:35

“Bashkimit Europian i duhet një plan për ribashkim”, u shpreh kryeministri Edi Rama, duke argumentuar se Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit, janë brenda kufijve evropianë. Në fjalën e tij në Kolegjin e Evropës në Bruzh të Belgjikës, Rama theksoi se Bashkimit Evropian i duhet ribashkimi. “Jacques Delors tha se Europa është rrëfenjë vullneti dhe ky vullnet na duhet për të bashkuar Europën. Dhe nuk e kuptoj fjalën zgjerim të them të drejtën sepse kur një organizëm zgjerohet tregon se zgjerohet perimetri i saj, ndërkohë ne nuk jemi jashtë Europës sot, ndaj ky është thjeshtë një ribashkim. Dhe të mos harrojmë se Bashkimi Europian është realiteti i parë në historinë e hartave dhe të gjeopolitikës me dy kufi, një të jashtëm e një të brendshëm”. Duke përdorur metaforat, kreu i qeverisë tha se Ballkani është në rrugën e duhur drejt integrimit në Bashkimin Europian. Përballë sfidave, shtoi ai, duhet që unioni të pozicionohet si një forcë qendrore për diplomacinë dhe ndërtimin e paqes në skenën botërore. “Ballkani është si një fetus në mitrën e një gruaje shtatzënë. Mendoj se më në fund jemi në rrugë të mbarë. Jam i sigurt që kur nisi puna dhe Frederiksen pa studentët e parë që takoi, ndjeu keqardhje për ta, duke menduar, ‘ju nuk dini asgjë se çfarë është jeta jashtë për këdo që ëndërron të bëjë diçka në Bruksel’. Por, gjërat kanë ndryshuar. Evropa, BE janë dy fjalë të lidhura në një, që është paqja, dhe paqja ka qenë arsyeja e lindjes së tij, duhet të jetë arsyeja e së ardhmes. Si mund ta lëmë këtë krijesë të mahnitshme të kthehet në një makineri lufte. Evropa ka nevojë për një plan, duhet të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, të projektojë një rrugë të qartë për ribashkimin e plotë të Europës dhe të mbajë derën hapur për përfshirje më tej, duke u pozicionuar si një forcë qendrore për diplomacinë dhe ndërtimin e paqes në skenën botërore”. Pas çeljes së katër grupkapitujeve, kryeministri, që theksoi se shqiptarët janë populli më proevropian, u shpreh optimistë edhe për hapjen e pesë kapitujve të tjerë brenda këtij viti. “30 vite më parë, Shqipëria ishte një papafingo e harruar e kontinentit, sot është këtu. Dhe ka ardhur pasi ka çelur dhe 4 kapituj të tjerë, kanë mbetur edhe 5, me shpresë brenda këtij viti, që është një rekord. Është një shpejtësi që befason edhe priftërinjtë dhe arqipeshkvët e Brukselit, që është edhe më e vështirë se të befasosh Perënditë. Mbështetja e Shqipërisë për BE-në është 92%, thashë kështu ka qenë edhe për Perandorinë Osmane, sepse jemi besnik ndaj miqve e aleatëve. Ju jap një këshillë, sigurohuni të keni një mik shqiptar, mund të mos keni nevojë për të, por një ditë, nëse ju duhet dikush, shqiptari është i pari që do ju vijë. Frederiksen e di këtë gjë, prandaj do pasaportë shqiptare”.

Top Channel/ Rama: Sot diaspora nuk mundet vetëm ta ndihmojë Shqipërinë, por edhe të fitojë me të
14/04 10:40
Top Channel/ “Transformimi nuk vjen pa sfida”, Rama: Nuk ndalojmë derisa të ulemi në tryezën e BE-së
14/04 10:28
Top Channel/ “Shqipëria sot nuk më ajo që ju latë pas”, Rama: Shqipëria sot ecën vetëm përpara
14/04 10:27
Top Channel/Rama: Siç këmbëngulët ju jashtë vendit, ashtu edhe Shqipëria këmbëngul sot drejt Evropës
14/04 10:27
Top Channel/ “Tashmë diaspora është pjesë e vendimmarrjes për vendin tonë”, Rama: Jeni pjesë e jona
14/04 10:21
Top Channel/“Shqipëria sot nuk i kërkon ndihmë ekonomike diasporës”, Rama: I kërkojmë pjesëmarrje
14/04 10:21
Top News – Begaj në samitin e Diasporës: Jemi komb i vogël për të qenë të përçarë
13/04 20:10
Top Channel/ E zbulon Rama: Ndryshon projekti i Sazanit, nuk do të ketë shumë ndërtime
13/04 20:06
Top News – Rama me operatorët turistikë. ‘Kujdes me çmimet në prag të fluksit të vizitorëve’
13/04 18:28
Top News – ‘Të mos i lëme negociatat në duart e molotovarëve’, Rama me PS në Vlorë
13/04 17:45
Top News – ‘Po fjetëm na mori lumi’. Berisha kërkon mobilizim të opozitës: Punë në çdo orë!
13/04 17:37
Top News – Berisha-drejtuesve të qarqeve: Organizim total në çdo cep të vendit
13/04 17:36
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit’ / Berisha: Të rrëzojmë regjimin!
13/04 17:36
Top News – ‘Rama e mbrojti Vuçiçin në arenën ndërkombëtare’. Berisha akuza ndaj Kryeministrit
13/04 17:36
Top News – Berisha me Kolegjin e Kryetarëve: Rama përdori 83 mandatet e krimit për t’u mbrojtur
13/04 17:35
Top Channel/ Mbledhja me kolegjin e kryetarëve, Berisha: Jeni ju që duhet të dilni me…
13/04 14:59
Top Channel/ Berisha porosi kryetarëve të degëve: Dialog intensiv me qytetarët, protesta arma jonë
13/04 14:58
Top Channel/ Berisha në mbledhje: Ne duhet të bëjmë gjithçka për largimin e këtij regjimi
13/04 14:43
Top Channel/ Mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve, Berisha: Rama i del në mbrojte Vuçiç i cili është…
13/04 14:41
Top Channel/ Berisha në mbledhjen me Kolegjin e Kryetarëve: Uji fle, opozita nuk fle, se po fjeti…
13/04 14:41