Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian dhe Japonia bashkohen në përpjekjen për të garantuar kalimin e sigurt të cisternave të naftës në ngushticën e Hormuzit, pika më strategjike në botë, e cila u bllokua nga Irani pas nisjes së luftës nga SHBA-Izraeli. Në një deklaratë të përbashkët, Britania, Franca, Gjermania, Italia, Holanda dhe Japonia shprehën gatishmërinë për ndërmarrjen e masave për të zhbllokuar lëvizjen e naftës.