Një pjesë e madhe e Europës do të përfshihet nga ngricat siberiane. Meteorologët italianë paralajmërojnë se mesi i janarit pritet ta gjejë Kontinentin e Vjetër, përfshirë këtu edhe Ballkanin, të veshur me një pelerinë anticiklonike të ftohtë. Temperaturat e buta do t’ia lenë vendin ngricave, megjithatë mbetet e paqartë nëse këto masa ajrore do të jenë kalimtare apo do të zgjasin në kohë.