Edhe pse “Big Brother VIP 2” ka vetëm tre javë që ka nisur, shikueshmëria e këtij edicioni arrin rekorde të paimagjinueshme. Spektakli i kësaj të shtune pritet të jetë njëjtë me një mbrëmje finale ku me kureshtje pritet rezultati se kush nga banorët do të lërë sot shtëpinë. Në një garë të fortë mes Luizit, Kiarës, Dea Mishel dhe Mikelës të gjithë shqiptarët janë kthyer në tifozë të zjarrtë të konkurrentëve.