Pak ditë pas vizitës së emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar erdhi në Prishtinë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit takoi fillimisht Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin pastaj edhe Kryeministrin Albin Kurti, ku edhe shprehi mbështetjen e SHBA-së për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.