I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka vazhduar me ditën e dytë të vizitës në Kosovë. Ai takoi Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin e pastaj deklaroi se pret rezultate pozitive nga takimi i të shtunës në Ohër.