Situata në veri të Kosovës ka potencialin të shndërrohet në konflikt rajonal, e pohuar kjo nga vetë i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Në një debat në Këshillin Atlantik së bashku me të dërguarin europian Miroslav Lajçak, ai përcolli shqetësimin mbi situatën e krijuar ndërsa përsëriti thirrjet për Kosovën e Serbinë që të punojnë për shtensionimin e gjendjes dhe t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga bloku europian.