I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se marrëveshja e arritur në Bruksel dhe ajo në Ohër, janë të ligjshme në çdo mënyrë dhe zbatimi i plotë, do të ndihmojë rajonin ta shërojë konfliktin më përçarës të ngrirë në Ballkan, që nga viti 1999. Deklaratat i bëri në një intervistë për MINA, ku u shpreh optimist se do të arrijnë tek zbatimi i dy marrëveshjeve.