I dërguari i Shteteve të Bashkuara në bisedimet Kosovë -Serbi, Gabriel Escobar kujtoi në një intervistë për Televizionin e Kroacisë, HRT, tre hapat e thjeshtë sic i përshkroi ai që Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak kanë paraqitur për uljen e tensioneve në veri. “Hapi i parë është largimi i njerëzve nga rruga. Kryetarët e bashkive nuk duhet të zgjidhen për të tërhequr vëmendjen”, u shpreh ai.