Top Channel/ Escobar e Lajcak në NATO për Ballkanin Perëndimor: Stabilitet me çdo kusht!
09/01/2023 18:47

Dialogu Kosovë-Serbi dërgoi bashkë në selinë qendrore të NATO-s të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe i dërguari i Posaçëm i BE-së Miroslav Lajçak. Lajmi i bë i ditur nga misioni i SHBA-së në NATO, përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Facebook, ku nënvizohet se paqja dhe stabiliteti në këtë rajon, janë të një rëndësie kyce për të gjithë europianët. “ Shtetet e Bashkuara, aleatët tanë të NATO-s dhe BE-ja janë të përkushtuara të punojnë me Serbinë dhe Kosovën për të gjetur një zgjidhje dhe rrugë përpara në interes të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve”, thuhet në postim. Serbia rriti në fund të dhjetorit gadishmërinë ushtarake, në mesin e një përshkallëzimi të ri të tensioneve në veri të Kosovës, ku qytetarë serbë ngritën mbi dhjetë barrikada në rrugët që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Kjo në fakt, ishte pika kulmore e një viti të përshkuar i gjithi nga tensione, rrugë të bllokuara në veri, shkëmbime akuzash ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit por edhe shtim të ndjeshëm nga ana tjetër të përpjekjeve ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje qoftë dhe të ndërmjetme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve. Vetë Escobar e pati cilësuar situatën si mjaft të rrezikshme, duke kërkuar lëshime të dhimshme edhe nga pala kosovare, sidomos për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Top Channel/Analiza e “TheGuardian”:Dëm katastrofik mjedisor në 14 ditë konflikt në Lindjen e Mesme
21/03 23:52
Top Channel/ Britania drejt përfshirjes në luftë? Irani godet me raketa “Diego Garcias”
21/03 20:02
Top Channel/ Sulmohet centrali bërthamor në Iran. Teherani, raketa mbi bazën SHBA-Angli
21/03 19:56
Top Channel/ Gjermania, armë drejt Gjirit Persik e Ukrainës: Lehtëson masat për eksportin!
21/03 15:08
Top Channel/Fjalimi në fund të Ramazanit, Erdogan: Lindja e Mesme zien, Izraeli do paguajë çmimin!
21/03 14:49
Top Channel/ Robotët do na hyjnë në shtëpi! Në Kinë po testohen që do na ndihmojnë si amvisa
21/03 12:44
Top Channel/ Dosjet Epstein, Dua Lipa: Janë harruar viktimat, media “po zbukuron” skandalin!
21/03 12:30
Top News- Rusia lëshon dronët drejt Ukrainës, viktima e të plagosur para bisedimeve për paqe
21/03 12:27
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Stryker, hakerë të lidhur me Iranin godasin gjigantin mjekësor
21/03 12:17
Top Channel/ Injeksion që rigjeneron zemrën, zbulimi mund të trajtojë dëmet nga infarkti me 1 dozë
21/03 12:16
Top Channel/ SHBA paralajmërim global, kërkon kujdes për qytetarët pas operacioneve në Iran
21/03 12:10
Top Channel/ Kriza e naftës, IEA: Ulni konsumin, të kufizohet shpejtësia në autostrada!
21/03 12:03
Top News- ‘Izraeli po bombardon spitalet’/ Libani në alarm: Sulme të qëllimshme dhe sistematike
21/03 12:00
Top Channel/ 4000 km larg: Irani sulmon bazën e Diego Garcia, i sekuestruohen materiale berthamore?
21/03 11:58
Top News- Vritet me armë zjarri shqiptari në Itali/ ‘Mollë’ sherri një rumune, autori në pranga
21/03 11:49
Top News- Marinsat amerikanë drejt Iranit, Trump ndryshon mendje? Çfarë po ndodh?
21/03 11:45
Top News- Elon Musk mashtroi investitorët/ Uli aksionet e ish Twitter me deklarata të rreme
21/03 11:36
Top News- Lufta me Iranin me kosto, 800 mld dollarë dëme për SHBA nga sulmet
21/03 11:35
Top Channel/ Hormuzi “jo vetëm naftë”, CNN: “Si ushqen 100 milionë njerëz”!
21/03 11:09
Top Channel/ “Tërhiqet” Trump? Mund ta mbyllim luftën, por Hormuzin ta mbrojnë vendet e tjera!
21/03 11:08
DIGITALB DIGITALB