Fshati Kashishtë në Fier po përballet me një rrezik serioz për shkak të erozionit të shtratit të lumit Vjosa. Lumi po gërryen tokën çdo ditë dhe po i afrohet gjithnjë e më shumë banesave të këtij fshati, duke frikësuar seriozisht banorët. Në disa zona, distanca midis lumit dhe shtëpive ka arritur në vetëm 15 metra.