Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga burgu. Në shkrimin e radhës nga qelia, Veliaj e krahason veten me personazhin e Franc Kafkës, Jozef K., që u arrestua pa akuzë. “Me gjasë, dikush kishte shpifur kundër Jozef K. sepse një mëngjes atë e arrestuan, megjithëse s’kishte bërë gjë”.