Moti i paqëndrueshëm sjell shi dhe erë të fortë në Durrës. Siç ishte paralajmëruar nga parashikimet meteorologjike, pas një paraditeje plot diell, moti ofroi kushtet e një stuhie me rrebesh shiu dhe erë të fortë. I gjithë gjiri i Durrësit po përballet me mot të paqëndrueshëm.