Në një deklaratë që tregon se tamburet e një lufte me Rusinë mund të bien vërtet për Europën, ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson, bëri thirrje për rritjen e përgatitjeve për një konflikt të armatosur. Duke e konsideruar real kërcënimin që paraqet Rusia, Jonson tha përpara një takimi me homologun e tij gjerman, Boris Pistorius se “duhet adoptuar një mentalitet i ri europian, dhe të kalohet nga një mentalitet i kohës së paqes në një gatishmëri lufte”.