14 persona humbën jetën në Argjentinë nga një stuhi e dhunshme me shira të rrëmbyer dhe erëra që mbërrinin shpejtësinë 150km/h. Furia e motit u përplas mbi qytetin port Bahia Blanca, rreth 570km në jug të Buenos Aires, duke dëmtuar godina e duke shkaktuar ndërprertje masive të energjisë elektrike teksa zhvendosej më pas drejt kryeqytetit.