"Po punoj me të gjitha forcat sepse kjo është finalja për mua, me ligj këto zgjedhje do të jenë të fundit” : mjaftoi kjo fjali e presientit turk Rexhep Tajip Erdogan që në perëndim të niste një ciklon reagimesh: "Erdogan po mendon për largimin" ose "Erdogan shpall tërheqjen", raportuan disa agjensi lajmesh. Megjithatë, përdorues të shumtë të mediave sociale në Turqi ishin më skeptikë.