Fillimisht deklaroi se Suedia do të anëtarësohet në NATO, vetëm nëse Turqia lejohet të anëtarësohet në BE. Por më vonë Rexhep Tajip Erdogani ndryshoi mendje. Presidenti turk ka pranuar ta mbështesë kërkesën e Stokholmit për anëtarësim në aleancën ushtarake, e pohuar kjo nga kreu i saj, Jens Stoltenberg, i cili tha se Erdogani do ta kalojë tani kërkesën suedeze për ratifikim në parlament.