Presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka shprehur mbështetjen e palëkundur të Turqisë për krijimin e një shteti të pavarur palestinez me Jerusalemin Lindor si kryeqytet. “Çështja palestineze është anashkaluar prej kohësh në axhendën e komunitetit ndërkombëtar. Është thelbësore që Kombet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar të angazhohen në mënyrë aktive në gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha Erdogan. Kjo deklaratë erdhi pas takimit me homologun palestinez, Mahmud Abbas, në Ankara. Gjatë takimit dypalësh, liderët diskutuan në detaje zhvillimet e vazhdueshme në Palestinë dhe vlerësuan hapat për forcimin e marrëdhënieve midis kombeve të tyre.