Recep Tayyip Erdogan e përshëndeti vendimin e PKK-së për t`i dhënë fund përpjekjes së saj disa dekadëshe për vetëvendosje, e për t`u shpërbërë. Presidenti turk e quajti këtë një hap të rëndësishëm "për ruajtjen e paqes dhe vëllazërisë", dhe shtoi se Ankaraja do ta ndjekë nga afër këtë proces për të shmangur çdo problem.