Top Channel/ Erdogan jep ditën jeshile, tashmë Suedia mund të anëtarësohet në NATO
10/07/2023 23:04

Tashmë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dha dritën jeshile për anëtarësimin e Suedisë në NATO, pas një sërë zvarritjesh të gjata dhe sfilitëse për këtë të fundit. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e shpërndau lajmin e rëndësishjëm në Twitter, krahas një fotoje me duar të shtrënguara. “Me kënaqësi të njoftoj se pas takimit në të cilin prita presidentin Erdogan dhe kryeministrin e Suedisë, Erdogan ka rënë dakord t'ia përcjellë protokollin e pranimit të Suedisë në Asamblenë e Madhe Kombëtare sa më shpejt dhe të sigurojë ratifikimin. Ky është një hap historik që i bën të gjithë aleatët e NATO-s më të fortë dhe më të sigurt”, shkruan Stoltenberg. Nga ana tjetër Suedia raportohet se ka rënë dakord të mbështesë përpjekjen e Turqisë për t'u bashkuar me Bashkimin Europian. Hungaria është tani i vetmi anëtar i NATO-s që nuk ka rënë dakord ende për anëtarësimin e Stokholmit në aleancë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministri suedez Ulf Kristersson zhvilluan takimin e shumëpritur përpara se t’i bashkoheshin samitit të NATO-s në Vilnius, aty ku u arrit edhe hapi I rëndësishëm. Më herët lideri turk ka bllokuar pranimin e Suedisë për muaj të tërë për shkak të strehimit të militantëve kurdë që kanë zhvilluar një kryengritje të përgjakshme kundër shtetit turk. Situata u tensionua akoma më shumë pas djegies së Kuranit në Suedi, gjatë një proteste të zhvilluar. Mosmarrëveshja buroi nga një dakordësi që Turqia nënshkroi me Suedinë dhe Finlandën pasi fqinjët i dhanë fund dekadave të mos-angazhimit ushtarak dhe kërkuan strehim nën ombrellën bërthamore të ofruar nga NATO pasi Rusia pushtoi Ukrainën. Pamjet: AFP

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50