Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pohoi se vendi i tij ka mbajtur bisedimet e para me talibanët në Kabul dhe shtoi se Ankaraja është duke vlerësuar ofertën e grupit islamik për të operuar me aeroportin e Kabulit. kreu i shtetit turk sqaroi se bisedimet janë zhvilluar në një njësi ushtarake të aeroportit të Kabulit, ku përkohësisht është vendosur Ambasada turke.