Një episod i fundit me protagonist presidentin turk ka bërë që të rikthehen dyshimet mbi problemet e shumëpërfolura shëndetësore të Rexhep Tajip Erdoganit. Teksa fliste përpara një njësie ushtarake me bazë në Katar, ai harroi se cfarë duhet të thoshte. Për ta nxjerrë nga situata, iu afrua menjëherë ministri turk i mbrojtjes, që i kujtoi vazhdimin e fjalisë.