Publikimi i planit të Rexhep Tajip Erdoganit që u zotua t`i garantojë depozitat e valutës vendëse kundër luhatjeve të tregut, i ka dhënë krahë lirës turke që shënoi menjëherë rritje të vlerës me 15 për qind duke e vazhduar rimëkëmbjen historike pas niveleve të ulëta rekord. Monedha turke u forcua duke u tregtuar me 11.09 njësi për një dollar amerikan, thotë reuters.