Rexhep Tajip Erdogan garanton se Hamasi do ta respektojë marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, e është lëkundur disa herë që prej arritjes së saj. Presidenti turk i tha delegatëve nga Organizata e Shteteve Islamike (OIC) të mbledhur në Stamboll për samitin e tyre vjetor të bashkëpunimit ekonomik COMCEC se grupi islamik do t`i qëndrojë fjalës së dhënë, teksa shtoi se është thelbësore që kombet myslimane të luajnë një rol udhëheqës në rindërtimin e territorit palestinez.