Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan pohoi se ka rezultuar pozitiv në testin për variantin Omicron të koronavirusit. Përmes një postimi në Twitter, Erdogan tha se si ai, ashtu e shoqja kanë patur deri tani simptoma të lehta të sëmundje dhe shtoi se punën, do ta vazhdojë nga shtëpia. “I presim lutjet tuaja”, ka shkruar kreu i shtetit turk.