Po mbahet sot seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, një seancë që është parashikuar në të zgjasë në 5 orë dhe ku do të evidentohen problemet e gjetura në zonat përkatëse të deputetëve, pas Javës së Gjelbër. Deputetët e opozitës nga ana tjetër kanë kërkuar që seanca të zgjasë më shumë dhe të kenë më shumë minuta në dispozicion. Kreu i Kuvendit u shpreh se koha dhe montazhi janë të parashikuara në Kushtetutë.