Zv.kryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri një pasqyrim të përmbledhur mbi situatën energjetike në vend, nivelin e konsumit të energjisë gjatë sezonit turistik veror dhe angazhimin e të gjithë strukturave publike të sektorit për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji gjatë këtij sezoni turistik kaq të rëndësishëm për ekonominë e vendit. Ajo tha se sezoni veror ka pasur rritje të konsumit të energjisë, ndërsa theksoi se furnizimi mbetet i qëndrueshëm dhe pa ndërprerje në të gjithë vendin. Konsumi i energjisë është rritur me 2.2% krahasuar me vitin 2024.