Hidrocentralet private në Shqipëri që shesin energji në tregun e lirë kanë bërë më shumë fitime vitin e kaluar, atëherë kur edhe kriza e çmimeve sapo kishte nisur. Në Shqipëri janë në total 9 hidrocentraleve private, të administruara nga katër kompani, që shesin në tregun e lirë. Ato ishin përgjegjëse për 10% të totalit të energjisë së prodhuar në vend në 2021-in.