Për rezultatet e arritura dhe reformat në sektorin energjitik, Organizata ndërkombëtare për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik OECD e ka vlerësuar pozitivisht Shqipërinë. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se vendi ynë ka rezultuar se ofron mbështetjen më të lartë për furnizimin me energji për shtresat në rajon në Balkan.