Top Channel/ Ëndrrat iu prenë në mes! Vrasja e 14-vjeçarit, reagon Dinamo: U prehsh në paqe Martin!
18/11/2024 20:55

Klubi Dinamo ka reaguar pas vrasjes të 14-vjeçarit në afërsi të shkollës Fan Noli në Tiranë. 14-vjeçari ishte pjesë e skuadrës U-15, por ëndrrat iu prenë në mes pas një sherri banal me bashkëmoshatarët e tij. Klubi Dinamo shpreh ngushëllimet për adoleshentin. “Jemi thellësisht të tronditur nga lajmi tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit tonë Martin Cani, pjesë e skuadrës U-15.Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi FC Dinamo City i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Cani dhe i gjenden pranë në këto momente shumë të vështira. U prehsh në paqe Martin!”, shkruhet në një njoftim të bërë në Facebook. Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik këtë të hënë. Pas mbarimit të mësimit, i mituri humbi jetën për shkak të një konflikti me bashkëmoshatarët me thikë. Policia njoftoi për përfshirjen e tre 14 vjeçarëve në sherrin me fund fatal në një rrugicë 300 metra pas shkollës, por dëshmitarët flasin për një përsëritje të dhunës të nisur që të premten, madje sipas tyre, me numër më të shumtë nxënësish që ziheshin në grup. Nga sherri edhe një tjetër adoleshent është i plagosur dhe gjendet ende nën kujdes mjekësor. Autorët e mitur që dyshohet të kenë ngulur thikën, njëri mësohet të jetë larguar pas ngjarjes për mjekim në spital privat, e tjetri është shoqëruar në polici.

Top News/ Colturi, shuhet ëndrra për medalje. Por bën histori në Milano-Cortina, u rendit e 10
18/02 19:33
Top Channel/ Hysaj: Duel special me Poloninë! Ëndrra për Botërorin, e vështirë
17/02 20:11
Top News- Armand Duka fiton mandatin e 7. Rizgjidhet në krye të FSHF me votim unanim
16/02 16:15
Top Channel/ Zgjedhjet në FSHF/ Duka kandidat i vetëm. Zgjidhen edhe anëtarët e Komitetit
16/02 15:30
Top Channel/ Zgjedhjet në FSHF/ Duka kandidat i vetëm. Zgjidhen edhe anëtarët e Komitetit
16/02 12:41
Top Channel/ Aksidenti i kampiones 41-vjeçare në Cortina, momenti kur Lindsey Vonn përplaset
08/02 15:06
Top Channel/ Exclusive! “Nga vizitorë në pretendentë”, si Shqipëria po sfidon gjigantët në Olimpiadë
08/02 14:31
Top News- Një tjetër shqiptar te Cesena. Giacomo Vrioni i bashkohet Kristian Shpendit në Serie B
05/02 14:24
Top Channel/ Partizani mbush 80-vjeç, ekipi legjendar i futbollit shqiptar feston në shtëpinë e tyre
05/02 12:27
Top Channel/ Duka i vetëm në garën për FSHF, do mandatin e shtatë
29/01 23:31
Top News – Një tjetër shqiptar në ring. Kampioni WBO, Roxhers Muslia sfidohet nga ukrainasi
29/01 17:42
Top Channel/ 120 fëmijë në sfidën e mendjes, 15 shkolla e përfshijnë shahun si lëndë me zgjedhje
29/01 12:28
Top Channel/ Betoni po “djeg” talentet! Raporti i UEFA, jemi të parafundit në Europë për fushat e futbollit
27/01 20:20
Top News – ‘Eja të punosh te Corinthians’/ Batuta e presidentit Lula me trajnerin Ancelotti
27/01 11:11
Top Channel/ Liga unike e basketbollit, Flamurtari merr tre fitore, e
17/01 12:26
Top News – Protestat e mëdha në Iran/ Edhe futbollistë të vrarë, ish kapiteni sulmon FIFA
15/01 14:49
Top News – Stadiumi i rikonstruktuar i Vorës. Do të përurohet me sfidën ndaj Partizanit në Superiore
14/01 12:14
Top News – Chelsea shkarkon trajnerin. Rezultatet e dobëta dhe përplasje e heshtur me ‘shefat’
02/01 11:30
Top Channel/ E trishtë! Ndërron jetë vëllai binjak i Ema Andreas, ishte në palestër…
29/12 22:10
Top News -‘Babagjyshi sekret’ në Formula 1. Dhurata ‘homazh’ e Leclerc për George Russell
24/12 14:59
DIGITALB DIGITALB