Zyrtarët ukrainas raportuan se Rusia dëmtoi ndërtesat që mbajnë grurin në një port në rajonin e Odesës në Ukrainën jugore, gjatë një sulmi me dron. Sipas tyre sulmi rus synonte portin e Renit në lumin Danub, ndërsa në raportimet e bëra thuhet se shpërthimet kanë qenë shumë të fuqishme.