Ambasadori i Britanisë në Shqipëri Alastair King-Smith paralajmëroi një valë të dytë sanksionesh ndaj shqiptarëve të cilët zgjedhin të emigrojnë në mënyrë të jashtëligjshme. Smith tha se qeveria britanike do të respektojë marrëveshjen e korrikut me qeverinë shqiptare në kuadër të së cilës Shqipëria është vend i sigurt dhe si i tillë çdo emigrant i paligjshëm do të kthehet pas.